[[wysiwyg_imageupload:517:]]Nisur nga disa referime qe jane bere diten e sotme ne nje mbledhje te zgjeruar te PS me pjesemarje nga dy qarqet e jugut, ate te Vlores dhe Gjirokastres dhe duke qene se pati qendrime qe kane lidhje me situaten politike ne zonat e minoretitit grek, shprehim nepermjet kesaj deklarate shqetesimin tone dhe njekohesisht distancohemi nga konflikti bosh politik ndermjet deputetit te PS z. Koço.Kokëdhima dhe kryetarit te PBDNJ z.Vangjel Dule.
Partia MEGA fillimisht qarteson qendrimin dhe filozofine e saj politike ,e cila ka ne themel perpjekjet per te ndertuar nje shoqeri demokratike ,europiane dhe mbrojtjen e te drejtave te Minoritetit Etnik Grek ,duke ju referuar ligjeve dhe konventave qe i sanksionojne ato.

Njekohesisht shprehim qendrimin tone te palekundur se Partia MEGA ,korrekte ndaj misionit per te cilin eshte formuar, nuk eshte bere dhe nuk do te behet satelit i asnje force tjeter politike ,por do te vazhdoje te shprehet qartesisht ,pa komplekse dhe me nje strategji qe ne themel ka permbushjen e te drejtave dhe lirive themelore te Minoritetit Etnik Grek ne Shqiperi.
Deklarata te tilla sipas te cilave mohohet ekzistenca e minoritetit grek ne Himare , nuk kane asnje lidhje me realitetin, ofendojne minoritetin grek dhe kerkojne qe per interesa te ngushta politike te prishin ekualibrat e bashkejeteses ndermjet dy popujve tane.
Arsyeja e bashkepunimit ne zgjedhjet e vitit te kaluar ndermjet partise MEGA dhe PS ne nivel lokal nuk ka qene thjesht qe te tresim partine e Dules ,por t’i ofrojme popullsise me kombësi greke nje filozofi te re te qeverisjes si dhe ndertimin e nje strategjie te re zhvillimi dhe zgjidhjes se problemeve te akumuluara shumevjecare.
Le te zgjidhim problemet e vjedhjes se pronave me dokumenta te fallcifikuara, le te çojme mesues neper shkollat minoritare qe edhe femijet te mesojne ne gjuhen e tyre amtare, le t’i pajisim banoret me certifikatat e pronesise ,le tu krijojme banoreve kushtet minimale per te jetuar duke investuar ne infrastrukture ,uje e energji elektrike , le tu krijojme atyre siguri e dinjitet .
Kjo ka qene dhe do jete motoja dhe frymezimi yne dhe nuk do pajtohemi asnjehere me ata qe kerkojne te bejne lojera mikropolitike ne kuriz te popullit te minoritetit.
ZYRA E SHTYPIT
Sarande me 29.01.2016