Zoti kryetar, cili është problemi kryesor i përfaqësimit politik për minoritetin grek në Shqipëri? A e parcializon shtimi i forcës suaj këtë përfaqësim në skenën politike të vendit?
Në radhë të parë dua t’ju falenderoj për mundësinë që më jepni për tu shprehur në lidhje me partinë MEGA dhe problematikën e përfaqësimit politik të Minoritetit etnik grek në Shqipëri. Partia Mega është krijuar para afro tre vjetësh si një domosdoshmëri objektive e zhvillimeve politike në jetën e minoritetit grek. Kjo domosdoshmëri lidhet se pari me rritjen e nivelit të përfaqësimit të drejtpërdrejtë politik të këtij minoriteti. Deri në atë kohë ky minoritet përfaqësohej në nivel organizate politike, pa të drejta pjesëmarrjeje në zgjedhje. Ketë të drejtë minoriteti, në mënyrë të organizuar ose jo, ia delegonte partive mbarëshqiptare, siç është akoma edhe PBDNJ.
Së dyti kjo mënyrë përfaqësimi dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të kësaj organizate kishte krijuar një vakuum në dy drejtime bazë. Nga njera anë kjo organizatë ishte shndërruar në një grupim të mbyllur, me mungësë të theksuar fryme demokracie, me tepri të përjashtimit të mendimit ndryshe dhe të shëmbjës së çdo ure dialogu dhe bashkëpunimi me përfaqësuesit e mendimit ndryshe apo të përzgjedhjës së një force tjetër për të përfaqësuar.
Eshtë pikërisht koncepti i monopolizimit të përfaqësimit politik të minoritetit etnik grek në duart e një grupi njerëzish që krijon përshtypjen e përçarjës në radhët tona, apo të parcializimit të përfaqësimit politik në Shqipëri të këtij minoriteti. E kundërta ndodh në të vërtet. Jo vetëm serioziteti ynë për përfaqësimin politik të minoritetit etnik grek, por edhe angazhimi për të zgjidhur problemet e tij, rrit si rolin e partisë sonë në jetën e minoritetit dhe të vendit, por edhe efektivitetin e rolit politik në përgjithësi në jetën e minoritetit etnik grek. Prezenca jonë në skenën politike të vendit kursesi nuk e dobëson përfaqësimin politik të minoritetit por i jep një dimension të ri që shkon në koherencë të plotë me kohën ,me zhvillimet e reja si dhe me përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në familjen evropiane
Mega është një fraksion i dalë nga PBDNJ për shkak të pakënaqësive ,apo një forcë e re nacionaliste brenda minoritetit?A ka kritere dalluese mes jush dhe PBDNJ për anetarësimin në parti?
Kursesi jo! PBDNJ është një parti mbarë shqiptare që merte atributet e përfaqësimit të minorititetit nga organizata e tij politike OMONIA. Ishte pikërisht kjo formulë që dobësoi në maksimum përfaqësimin e denjë politik të minoritetit etnik grek. Në radhët e PBDNJ pati shumë të pakënaqur me nivel të lartë përfaqësimi, ish ministra,deputetë,drejtorë etj në qeveritë shqiptare. Koha tregoi se nuk u larguan nga PBDNJ për çeshtje parimore në lidhje me të drejtat e minoritetit etnik grek, por për interesat e tyre të ngushta. Madje disa syresh trokitën portën dhe u futën përsëri në PBDNJ, po për të njejta arsye. Pra, MEGA, nuk ka lidhje me këto fraksione pavarësisht se është një parti e hapur për të pritur këdo që manifeston për të përfaqësuar e mbrojtur të drejtat e minoritetit etnik grek. MEGA është një organizim krejt i ri në minoritet, me vizion të ri në shërbim të unitetit të radhëve të tij përmes një strategjie politike që shpreh të gjithë faktorët dhe terrësinë e tij, me koncepte demokratike, etike, organizative etj dhe ajo çka është më e rëndësishme me program të qartë politik.
Forcë e re nacionaliste? Nacionalizmi të kujton Don Kishotin dhe mullinjtë e erës.Nacionalizëm baraz me donkishotizëm.Duhet ndarë koncepti i nacionalizmit nga ai i patriotizmit.Problemet si pronat ,siguria dhe rendi ,arsimi dhe tekstet në gjuhën amtare ,kultura dhe tradita ,nuk janë mullinj me erë ,por një front përpjekesh të përditëshme për zgjidhjen e tyre dhe qetësimin e ndërgjegjës së njerëzve të harruar nga përfaqësuesit e tij politikë për një kohë shumë të gjatë.Një nga problemet delikate në vazhdim psh do jetë edhe ndarja e re administrative teritoriale ku minoriteti etnik grek duhet trajtuar sipas Kushtetutës dhe Konventave Ndërkombëtare të sanksionuara me ligj.Kjo është fizofia e Mega-s , preokupimi dhe zgjidhja e problemeve konkrete.Sa për kriteret e anëtarësimit ,në partinë Mega bëhen anëtarë ata që pajtohen me programin e saj dhe pëkushtohen për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.
A do keni ju anëtarë dhe struktura partie jashtë zonave ku jeton minoriteti grek në Shqipëri ?
Më falni por më duhet të them se demografia e minoritetit etnik grek nuk lidhet thjesht me një territor të caktuar gjeografik. Ky është një concept i gabuar si në lidhje me realitetin e këtij minoriteti, ashtu edhe me aktet normative ndërkombëtare që rregullojnë të drejtat e anëtarëve të minoriteteve etnike dhe jo etnike. Anëtarë të minoritetit etnik grek gjenden në çdo cep të Shqipërisë, sidomos në qëndra të mëdha urbane. Ky realitet nuk u heq atyre të drejtën për të qënë pjesë e minoritetit. Partia Mega i konsideron pjesë reale të minoritetit etnik, pra edhe si subjekte përfaqësimi politik. Qëllimi ynë është që të jemi pranë tyre, të jetojmë me problemet e tyre dhe të kontribuojmë për zgjidhje efikase.
Si i gjykoni marrëdheniet e ftohura greko –shqiptare në fund të mandatit qeverisës të së djathtës dhe si e shihni përspektiven e tyre?
Grekët dhe Shqiptarët zoti i vendosi ne të njëjtin rajon për të jetuar .Kanë një rrugë dhe perspektivë të përbashkët ,atë Evropiane.Shqipëria u fut në rrugën e demokratizimit me parrullën “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe këto 23 vjet po bën përpjekje që të integrohet në familjen Evropiane.Arriti të futet ne NATO dhe tani është duke marrë statusin e vendit kandidat.Greqia ka vite që aderon në këto organizma.Të qënit Evropianë të dy vendeve tona do të thotë respekt reciprok për progres dhe mirëqenie.Shfaqja e fenomeneve nacionaliste kohët e fundit nga të dy anët ,manifestimi i një nacionalizmi folklorik nga grupe të caktuara, dhënia e tribunës tek ata nga një pjesë e mirë e medias ,ushtrimi i presioneve dhe populizmat ,krijuan njëfare tkurje politike në marrëdheniet mes dy vendeve.Zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri dhe ngjarjet e kohëve të fundit në Greqi ,janë shënja pozitive për krijimin e një situate tjetër në rajonin tonë. Në marrëdhëniet midis dy vendeve egzistojnë të gjitha instrumentat juridike për një nivel të shkëlqyer marrëdhëniesh. Në shërbim të tyre shtohet tani edhe vullneti politik e të dy qeverive. Nga ana tjetë prezenca e minoritetit grek ne Shqipëri është një faktor etnik tradicional e konstruktiv në favor të këtyre marrëdhënieve. Po ashtu emigrantët shqiptarë në Greqi përbëjnë një faktor njerëzor që imponon marrëdhënie të mira dhe stabilitet në rritje të marrëdhënieve miqësore bashkëpunuese dhe aspak ndarëse.
A e luan rolin elita politike e minoritetit për të përmiresuar dhe ndryshuar axhendën e problemeve dhe tensioneve mes dy shteteve?
Unë mendoj se elita politike ka ndjekur traditën historike të Minoritetit Etnik Grek në marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe atë grek. Shikoni këto vitet e tranzicionit. Në të gjitha hapat për progres të Shqipërisë në ambicjet e saj për të qenë pjesë e strukturave evropiane, minoriteti etnik grek asnjëherë nuk ka qenë pengesë edhe pse shumë nga të drejtat e saj, pjesë e axhendës për integrimin e vendit në to, nuk respektoheshin. Nuk përjashtohen edhe rastet kur problematika e marrëdhënieve midis dy vendeve anashkalohet në megalomaninë e faktorit vendimtar për endrrën evropiane të Shqipërisë. Psh. logoja politike e forcës që pretendon përfaqësimin absolut të minoritetit etnik grek në zgjedhjet e fundit ishte “Vetëm Evropian”. I njëjti grupim politik, ndonjëherë për të rritur peshën dhe kredibilitetin e vet politik në mjedisin shqiptar, tejkalon kompetencat dhe prezanton vetveten si përfaqësuese e Greqisë. Partia MEGA edhe në këtë drejtim ka treguar se ka një pjekuri dhe ndergjegje të lartë politike për të kontribuar në drejtimin e duhur, në atë që ka përcaktuar tradita e shendoshë historike, realiteti integrues evropian, vullneti politik i qeverive të të dy vendeve.
A ekziston kurrupsioni politik mes dy vendeve?Mendoni se ky korrupsion ne ndonje rast ka shkaktuar dhe incidente ne raportet shteterore mes dy vendeve?
Ne si parti që kemi si qëllim mbojtjen e interesave minoritetit grek , kemi ndjekur me shqëtësim zhvillimet ne lidhje me marrëdheniet mes dy vendeve.Ne vemë re se nga njëra anë kemi vendosmërinë e dy qeverive si shprehëse të vullnetit të të dy popujve për të hapur një kapitull të ri në marrëdheniet mes dy vendeve.Nga ana tjetër ,në të dy anët e kufirit kemi veprime të grupimeve të caktuara ,nacionaliste apo ekstremiteteve të tjera , që për interesa të caktuara dhe jashtë kursit të politikës zyrtare dhe vullnetit te dy popujve , provokojnë situata që shkojnë ndesh me përpjekjet per fqinjësi të mirë ,bashkëpunim dhe mirëkuptim me interes reciprok.Tentohet që për interesa të luftës së brëndshme politike të pengojnë integrimin ne Bashkimin Evropian dhe këto tedenca u shfaqen edhe në rastin e kishës së Permetit.Ne si parti shprehim vullnetin tonë politik për të penguar këto fenomene në zhvillimet destruktive mes dy vendeve .Gjithashtu ne do japim kontributin tonë në shërbim të një kursi të ri politik mes dy qeverive sepse mendojmë se nga marrëdheniet e mira perfitojnë popujt e dy vendeve dhe pa diskutim përfiton edhe minoriteti grek.Ne do t’u kundërvihemi të gjithë atyre që për interesa të ngushta mbijetese politike apo ekonomike , abuzojnë me historinë , kultivojnë gjuhën e urrejtjes dhe mundohen që marrëdheniet mes dy vendeve të jenë pafundësisht të acaruara.
Ne perceptimin tuaj ngerçi i shkaktuar nga rrëzimi i marrëveshjes detare do te tejkalohet ? Nëse po , si?Cila do të jetë pala që do të bëj lëshim ose do të kërkojë një koncension tjetër?
Problemet që kanë të bëjnë me kufirin detar mes dy shteteve rregullohen mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare për detin. Eshtë arritur një marrëveshje në këtë kuadër. Gjykata kushtetuese nuk rrezoi thelbin e kësaj marrëveshjeje por anën proceduriale se si operoi pala shiptare. Por zbatimi i kësaj marrëveshjeje në kushtet kur mund të cenohet terësia e marrëdhënieve midis dy vendeve kërkon të gjendet një zgjidhje nëpërmjet dialogut.Megjithë problemet qe kanë lindur mbas rrëzimit të marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese ,palët duhet ulen në tryezën e bisedimeve sepse është në interes të të dy vendeve dhe dy popujve tanë kapërcimi i situatës së krijuar..
Si e shihni ju perspektivën e marrëdhënieve shqiptaro-greke?
Ne jemi optimistë se marrëdheniet shqiptaro-greke do të vijnë drejt përmirësimit të vazhdueshëm.Këtu kërkohet vullnet dypalësh.Duket se ka pëpjekje serioze nga dy qeveritë edhe nga qeveria shqiptare që del me teorine e zero problemeve me fqinjët por edhe nga qeveria greke e cila i manifeston këto përpjekje edhe me vizitën e Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Greqisë Evangelos Venizelos ditët e fundit por edhe me vizitën e afërme të Presidentit të Republikës Greke Karolos Papulias në Tiranë e Gjirokastrër..
Ju faleminderit.
www.revistajava.al