[[wysiwyg_imageupload:524:]]
Në Gazetën zyrtare Nr 17 të datës 9 shkurt 2016 është botuar vendimi nr 74 i Këshillit të Ministrave të datës 27.01.2016 me përmbajtjen “ Plani Kombëtar për integrimin Europian për vitet 2016-2020” prej rreth 950 faqesh dhe vërehet se në të gjithë këtë strategji voluminoze të shtetit për prioritetet kryesore në kuadrin e integrimit evripian, tematika për TË DREJTAT E NJERIUT DHE MBROJTJA E MINORITETEVE anashkalohet vetëm me disa rreshta në faqen nr 35 ku thuhet se “Ndër prioritetet kryesore në kuadrin e procesit të integrimit evropian është përmirësimi i mëtejshëm i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, në përmbushjen e detyrimeve dhe standarteve ndërkombëtare, si dhe realizimi në praktikë të këtyre të drejtave. Në këtë kuadër objektiv i rëndësishëm është përmirësimi i kuadrit ligjor dhe politikave mbi respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve, nëpërmjet qartësimit dhe forcimit të kuadrit ligjor ekzistues përmes një procesi të gjerë konsultimi dhe duke marrë parasysh rekomandimet e instritucioneve ndërkombëtare”.

Kjo referencë propagantuese ndërsa për vite me radhë nuk shoqërohet me veprime konkrete që i shërbejnë këtij prioriteti edhe një herë vërteton mungesën e vullnetit të autoriteteve shtetërore për të vënë gishtin mbi plagët e këtij prioriteti që nga mënyra e zgjidhjes së tij tregon dhe fytyrën e një shteti demokratik apo neglizhues ndaj kategorive të ndjeshme dhe të veçanta të shoqërisë së tij kur ky testohet në aparaturën e instrumentave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut apo të Minoriteteve.
E theksojmë këtë sepse vendime të tilla të Këshillit të Ministrave janë marrë në vijim të viteve si VKM-të 463/05.07.2006, 486/25.07.2012, 438/02.07.2014, 4004/13.05.2015, por ky i fundit, me përmbajtje kaq voluminoze nuk shënon asnjë përparim në përcaktimin e strategjisë konkrete si për përmirësimin, si për forcimin por edhe për qartësimin e kuadrit ligjor ekzistues.
Ne si Parti përfaqësuese për mbrojtjen e të drejtave të Minoritetit Etnik Grek konstatojmë se gjatë këtyre viteve janë lënë evazive, të paprekuara, të padiskutuara me palën e interesuar të gjitha problematikat thelbësore të Minoriteteve dhe pothuajse asnjëherë nuk është ndërmarrë ndonjë iniciativë për t’i renditur në axhendën e partive qeverisëse apo të strukrurave dhe autoriteve shtetërore për diskutim.
Fakti që në aspektin ligjor nuk kemi asnjë përmirësim, asnjë qartësim të hedhur të paktën në letër të bardhë, tregon se edhe me këtë VKM plani kombëtar i konsideron të zgjidhura dhe të ezauruara problemet e Minoriteve, ndërsa në praktikë kemi regres të theksuar gjatë këtij çerekshekulli, ku elemente të identitetit të shtetasve shqiptarë që i takojnë Minoriteteve siç është kombësia janë hequr nga përbërësit e gjendjes civile, ku regjistrimi i popullsisë me këtë element është censuruar, ku arsimi në gjuhën amtare të minoritetit neglizhohet dhe kufizohet me mënyra nga më të ndryshme, ku pjesëmarrja e anëtarëve të minoritetit në jetën publike, atje ku mirren vendime apo lëvrohen këto të drejta është minimale dhe e diktuar nga interesat politike apo qeveritare, ku drejtësia godet pa mëshirë këtë pjesë të ndjeshme dhe të pambrojtur të popullsisë duke i lënë hapësirë grabitjes së pronave dhe të mirave kolektive apo individuale të Minoritetit Etnik Grek.
Partia MEGA (Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen), i bën thirrje qeverisë, instancave të ngritura për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr 74 të datës 27.1.2016 siç është Grupi Ndërinstitucional të Punës (GNP) t’i mëshohen seriozisht problematikave prezente të Minoritetit Etnik Grek dhe të Minoriteteve të tjera në këtë vend duke parashtruar dhe diskutuar një platformë të veçantë për to, në zbatim të rekomandimeve të Këshillit të Evropës, të Konventës Kuadër për të Drejtat e Minoriteteve Etnike duke hartuar një ligj të veçantë të integruar për të Drejtat, Mbrojtjen dhe Lëvrimin real të tyre. Kuadrin e këtyre kërkesave Partia MEGA e ka shpallur publikisht që me krijimin e saj dhe është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për realizimin e këtij detyrimi që i shkon për shtat një shteti demokratik ndaj qytetarëve të tij që realisht përbëjnë një vlerë të vyer të kulturës shoqërore.
ZYRA E SHTYPIT E PARTISË MEGA
Sarandë më 22.02.2016