[[wysiwyg_imageupload:511:]]Nuk është aspak e rastësishme që një sulm i organizuar i Medias me autorë krejtësisht të dallueshëm apo dhe të padukshëm, synon të godasë dhe të frenojë iniciativa të guximshme të intelektualëve të Minoritetit Etnik Grek që lidhen me zbatimin e të drejtave të përshkruara në aktet ligjore të shtetit apo në ato ndërkombëtare për minoritetet.
Dhe ky sulm i fundit ndaj Departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Greke në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër ka të njëjtët autorë, të njëjtin skenar dhe të njëjtin qëllim: të shpërbëjë edhe atë bërthamë të vogël shkencore pranë këtij institucioni që kohët e fundit ka marrë përsipër të ushtrojë autoritetin e plotë të tij në fushën e arsimit dhe kulturës greke në Shqipëri .

Stafi i Departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Greke në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër dhe drejtuesi i tij pedagogu Panajot Barka, çdo ditë e më shumë i japin frymë këtij institucioni, e kthejnë atë në rolin që i takon dhe synojnë të marrin përsipër zgjidhjen e problemeve serioze të Minoritetit Etnik Grek në sektorin e arsimit, siç është çertifikimi i mësimëdhënësve, hartimi i programeve dhe teksteve shkollore dhe evidentimi i vlerave kulturore, historike dhe shoqërore nga këndvështrimi i vërtetë shkencor. Siç duket kjo rrjedhë nuk u vjen për shtat disa pseudopatriotëve që çdo gjë e shohin me syzat e errëta të nacionalizmit të ngushtë dhe jo me atë të një bashkëjetese në kushte dhe të drejta të barazvlefshme.
Askush nga këta “zbulues të skandaleve”, askush nga këta ndjellës të së keqes nuk denjuan t’u referohen skandaleve shumëvjeçare të mungesës së programeve dhe teksteve të reja në shkollat e minoritetit, të mosekzistencës së një strukture drejtuese, kontrolluese apo këshilluese specifike për minoritetin në të gjithë piramidën shtetërore arsimore apo të devijimit të edukimit nëpër shkolla duke krijuar komplekse tek nxënësit me disa përmbajtje antipedagogjike që kultivojnë tek ata frikën, mungesën e besimit për të ardhmen në këtë vend, etj, etj.
Departamenti i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Greke ka marrë tashmë nga komuniteti i mësuesve, nxënësve dhe prindërve tagrin e ndërmjetësit për të zgjidhur shkencërisht shumë prej problemeve të kësaj sfere në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Dhe ky bashkëpunim ka nisur për mbarë. Por me sa duket disave nuk u pëlqen që gjerat të ecin në drejtimin e duhur në këtë vend. ZYRA E SHTYPIT Sarandë më 23 dhjetor 2015